Kërkesat për azil/ Shqipëria lë pas dhe Sirinë, studiuesi: Arsyet se pse ikin shqiptarët dhe kur ishte kulmi

Shqipëria

Kërkesat për azil/ Shqipëria lë pas dhe Sirinë, studiuesi: Arsyet se pse ikin shqiptarët dhe kur ishte kulmi

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:16
Ilustrim

Studiuesi dhe profesori Ilir Gëdeshi në panelin për shpopullimin ka paraqitur të dhënat që e bëjnë Shqipërinë një nga vendet kryesore në botë, qytetarët e së cilit duan të largohen.

Sipas studimit të tij, Shqipëria ka lënë pas edhe Sirinë, në listën e vendeve kryesore emigratore.

Shqipëria renditet krah vendeve si Gaza, Samoa, Tonga etj. Ndërsa në listën e destinacioneve që shqiptarët preferojnë të emigrojnë janë Gjermania, SHBA, Italia në 3 vendet e para, ndërsa Top-5 mbyllet me Greqinë dhe Anglinë.

Faktorët shtytës për t’u larguar nga vendi janë kryesisht ekonomike, ku nuk mungon as arsyeja e larjes së borxheve. Gjithashtu arsimimi dhe kujdesi shëndetësor janë ndër faktorët kryesorë.

Në studim shihet se të rinjtë shqiptarë preferojnë më shumë të studiojnë jashtë se sa brenda vendit dhe në Ballkan mbajmë vendin e parë për numrin e studentëve që largohen duke lënë pas të gjitha vendet e rajonit.

Përmirësimi i standartit të jetesës është arsyeja kryesore e emigrimit të studentëve. Po ashtu kushtet e punës aspak të kënaqshme apo vështirësia për të gjetur një të tillë, i kanë shtyrë ata të largohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat