Kryemadhi apel qytetarëve: Denonconi çdo rast të shkeljeve të lirive

Shqipëria

Kryemadhi apel qytetarëve: Denonconi çdo rast të shkeljeve të lirive

Më: 14 janar 2021 Në ora: 21:48
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim ditën e sotme, me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, duke e vlerësuar si një institucion me rëndësi tepër të veçantë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve nga abuzivizmi i qeverive.

Në postimin e saj në Facebook, Kryemadhi ka mbështetur punën e këtij institucioni në përmbushje të misionit të tij, duke i bërë thirrje çdo qytetari që të denoncojë çdo rast të shkeljeve të lirive të tij pranë këtij institucioni. 25 prilli, dita kur paligjshmëria merr fund dhe qeveria do të punojë për të gjithë njësoj.

Postimi i plotë 

U takova sot me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, një institucion me rëndësi tepër të veçantë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve nga abuzivizmi i qeverive. LSI është e angazhuar plotësisht, që të mbështesi punën e këtij institucioni në përmbushje të misionit të tij. Është e nevojshme të rivendosim në vend zbatimin e ligjit kundrejt dëmeve shumë të mëdha, që veprimet e paligjshme të Rilindjes kanë shkaktuar ndaj punonjësve të larguar pa të drejtë nga puna, bizneseve të gjobitura pa të drejtë dhe çdo shtetasi shqiptar të trajtuar padrejtësisht, liritë e të cilit janë të mbrojtura me ligj.

Nxis çdo qytetar të denoncojë çdo rast të shkeljeve të lirive të tij pranë këtij institucioni. 25 prilli, dita kur paligjshmëria merr fund dhe qeveria do të punojë për të gjithë njësoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat