Kryemadhi vijon me takimet: Qeveria premtoi 300 mijë vende pune, u taksuan të varfrit

Shqipëria

Kryemadhi vijon me takimet: Qeveria premtoi 300 mijë vende pune, u taksuan të varfrit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:17
Pamje nga takimi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi këtë mëngjes ka vijuar me takimet në njësinë 4 në kryeqytet, ku ka ballafaquar problematikat e kësaj zone.

Kryemadhi tha ndër të tjera se nga qeveria janë premtuar 300 mijë vende të reja pune, ndërkohë që nuk është realizuar diçka e tillë.

Ajo ka vijuar më tej, teksa shton se të varfrit janë taksuar më shumë se të pasurit.

“Një nga problemet që ne kemi është që ne gjithmonë dalim në premtime e premtime por problemi është se asnjëri nuk të jep një faturë financiare problematikave, por gjithmonë ecin me idenë, sikurse e tha Rama, do të krijojmë 300 mijë vende pune dhe nuk realizoi asgjë. Apo që do të ulë çmimi ne energjisë elektrike dhe përkundrazi nuk e realizoi atë. Tha do të ulim taksat dhe do ta taksojmë të pasurit, por ndodhi e kundërta. Taksoi të varfrit, intelektualët shqiptarë apo shtresën e mesme dhe zhveshi nga çdo lloj pagese oligarkët dhe të pasurit, kur në fakt ajo që ne duhet të marrim përsipër është realizimi i gjithë atyre premtimeve”, ka thënë Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat