Nga 26 janari mund të udhëtoni drejt Shteteve të Bashkuara, por me një kusht

Shqipëria

Nga 26 janari mund të udhëtoni drejt Shteteve të Bashkuara, por me një kusht

Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Duke filluar nga data 26 janar e këtij viti, qytetarët mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por asgjë nuk do jetë më si përpara pandemisë, dhe për këtë është vendosur edhe një kusht.

Qytetarët duhet të paraqesin testin negativ për koronavirusin, apo provë që e kanë kaluar kovidin.

“Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat