Korça shënon deri në -15 gradë, dyndje nga turistët në fundjavë për të shijuar borën

Shqipëria

Korça shënon deri në -15 gradë, dyndje nga turistët në fundjavë për të shijuar borën

Më: 17 janar 2021 Në ora: 14:09
Korça

Ngricat kanë pushtuar vendin falë temperaturave shumë të ulëta që siç tha dhe Shkëmbi kanë arritur në -15 gradë.

“Nuk paraqiten probleme në rrugët nacionale Korçë-Pogradec, Korçë-Bilisht, Korçë-Ersekë ndërkohë që sipas informacioneve të marra nga autoriteti rrugor shqiptar bëhet me dije se aksi që lidh fshatin e Boboshticës me atë të Dardhës ka si domosdoshmëri përdorimin e zinxhirëve nga kilometri 9 deri në të atë të 13,” – tregoi korrespondenti i Euronews Albania në Korçë.

AI tregoi gjithashtu se Bashkia po punon për hapjen e rrugës që lidh fshatrat e Shtyllës dhe të Panaritit.

Ndërkohë që me energjinë elektrike nuk ka pasur probleme të theksuara.

Xhensil Shkëmbi raportoi se ka qenë thuajse e pamundur të gjendej një dhomë e lirë në qytetin juglindor. Turizmi nuk ka ndaluar pavarësisht temperaturave të ulëta, madje siç tha gazetari, kjo është përdorur si strategji nga operatorët turistik për të marrë sa më shumë klientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat