Tre makina përfshihen në aksident, trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës

Shqipëria

Tre makina përfshihen në aksident, trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 17 janar 2021 Në ora: 18:05
Foto nga aksidenti

Një aksident, ku janë përfshirë tre automjete, ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit.

Siç mëson media, nga aksidenti nuk ka dëme në njerëz por vetëm materiale.

Por kaq ka mjaftuar që autostrada të ketë trafik të rënduar.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat