Rinis nesër punë parlamenti, media do ta ndjekë seancën nga oborri

Shqipëria

Rinis nesër punë parlamenti, media do ta ndjekë seancën nga oborri

Më: 17 janar 2021 Në ora: 18:06
Kuvendi i Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi lajmëron se nesër, në orën 17:00 do të nisë punimet parlamenti i Shqipërisë.

Sipas njoftimit, procedurat do të jenë njësoj si herët e tjera, duke bërë me dije se automjetet duhet të jenë të pajisura me autorizim, ndërsa gazetarët dhe kamerat nuk mund të qëndrojnë në sallë por por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin.

Edhe këtë herë, televizionet do ta marrin sinjalin nga RTSH.

Njoftim për media:

Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 18.01.2021, ora 17:00.  (Urdhër nr. 2, datë 13.01.20217, i Kryetarit  te Kuvendit, z. Gramoz Ruçi)

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH.

Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.

Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat