Gjuzi kërkon Ramën në Kuvend: Ka futur vaksina kontrabandë, po na mbyllni gojën

Shqipëria

Gjuzi kërkon Ramën në Kuvend: Ka futur vaksina kontrabandë, po na mbyllni gojën

Më: 18 janar 2021 Në ora: 17:53
Kujtim Gjuzi

Gjuzi kërkon Ramën në Kuvend: Ka futur vaksina kontrabandë, po na mbyllni gojën

 18/01/2021 - 17:47

Në nisje të seancën së parë për vitin 2021, deputeti Kujtim Gjuzi ka replikuar me kryeparlamentarin Ruçi lidhur me ardhjen e vaksinës.

Gjuzi ka kërkuar që i pranishëm në sallë të ishte edhe kryeministri Rama, për të cilin tha se ka futur vaksina kontrabandë.

Kujtim Gjuzi: Ju diskutuar këtu lidhur me aktet normative për vaksinën anticovid, por kryeministri ka shkelur ligjin duke futur në mënyrë kontrabandë vaksina të pa certifikuar nga Laboratori Kombëtar i Barnave. Prandaj sot në nisje Rama mungon këtu se e di që opozita do t’i nxirrte probleme. Ju doni të na mbyllni gojën, nuk na vijnë mediat në konferencë.

Pse nuk vjen kryeministri në interpelancë me 8 deputetë? Është pa qejf? Keni frikë se vijnë zgjedhjet dhe harxhoni seancën, e doni të na mbyllni të gjithë gojën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat