Shqiptarët u jepnin urdhëra ushtarëve në Greqi/ Grekët vijojnë indinjatën: Të vendoset ‘ligji i gjakut’

Shqipëria

Shqiptarët u jepnin urdhëra ushtarëve në Greqi/ Grekët vijojnë indinjatën: Të vendoset ‘ligji i gjakut’

Më: 19 janar 2021 Në ora: 19:33
Pamje nga video

Disa ditë më parë, videoja e dy të rinjve shqiptarë që u jepnin urdhëra ushtarëve grekë bëri xhiron e rrjetit.

Videoja u bë jehonë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi ku u diskutua gjerësisht, ndërsa u shpreh edhe zemërimi i madh nga ana e grekëve.

Por, siç duket ngjarja e ndodhur nuk ka mbaruar për shtetin fqinj. Shtabi i Përgjitshëm ka nisur hetimet dhe pritet që të marren masat për dy ushtarët shqiptarë në kampin ELDYK.

Ndërkohë, Apostolos ka thënë se gradat në ushtri nuk mund t’i jepen kujdo për shkak të të dhënave konfidenciale që mund të qarkullojnë mes ushtarakëve të lartë, të cilët sips tij duhet të zgjidhen në bazë të ligjit të gjakut.

"Videoja më mërziti shumë dhe ndjeva turp. Nënoficerë me origjinë shqiptare, pra të rinj që shërbejnë në Ushtrinë Greke me gradën rreshter apo toger, një rol që i lejon ata të japin urdhëra kanë kryer një veprim tepër të turpshëm. Kjo ngjarje më mbushi me trishtim, sepse djemtë grekë, të cilët ne i rrisim me përpjekje dhe me nder të veçantë që i dërgojmë për t’i shërbyer atdheut të tyre në ushtrinë tonë, u përdorën me poshtërim nga kolegët e tyre të huaj. Ky fakt po hetohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë.

Unë besoj se, bazuar në këtë incident fatkeq me shqiptarët, Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare duhet t’i jepet shtysë për të ripërcaktuar rregulloret për zgjedhjen e gradave në forcat tona të armatosura dhe për të futur zyrtarisht ligjin e gjakut, parakusht për zgjedhjen e tyre. Kjo do të thotë, të kesh një nënë ose baba grek, siç përcaktohet si një parakusht për Presidentin e Republikës sonë, bazuar në nenin 31 të Kushtetutës sonë: “Kushdo me origjinë Greke nga një baba ose nënë mund të zgjidhet President i Republikës," është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat