Soreca e Kim takojnë kreun e KED-së: Ka ardhur koha që të arrihet kuorumi në Gjykatën e Lartë

Shqipëria

Soreca e Kim takojnë kreun e KED-së: Ka ardhur koha që të arrihet kuorumi në Gjykatën e Lartë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:46
Pamje nga takimi

Soreca e Kim takojnë kreun e KED-së.

Ditën e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri janë takuar me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ervin Pupe.

Pas takimit, diplomatja amerikane shkroi në Twitter, se duke punuar bashkë KED, Presidenca dhe Parlamenti bënë të mundur që Gjykata Kushtetuese të ishte funksionale nga fundi i 2020.

Tashmë, shkruan më tej Kim, ka ardhur koha që të arrihet kuorumi në Gjykatën e Lartë, për të mbushur vendet vakante në Kushtetuese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat