Dita ndërkombëtare e arsimit, arsimtarët shprehin pakënaqësitë: Pagat janë të ulëta

Shqipëria

Dita ndërkombëtare e arsimit, arsimtarët shprehin pakënaqësitë: Pagat janë të ulëta

Më: 24 janar 2021 Në ora: 16:54
Ndriçim Mehmeti

“Të gjithë së bashku le ti japim më shumë prioritet arsimit, si një e mirë publike. Sepse arsimi ka fuqinë që të transformojë rrënjësisht jetët tona”

Ky ishte mesazhi i ministres Kushi për ditën e arsimit, më së shumti vlerësohet rëndësia e procesit se sa sfidat reale  të arsimit në Shqipëri.

Studentët dhe pedagogët përballen cdo ditë me vështirësitë e mësimit online.

 Për arsimtarët, periudha e pandemisë i ka vendosur përballë kostove ekstra dhe mungesës së vlerësimit për punën e tyre.

“Pisa 2018 thoshtë që ne kemi një diferencë mes zonave rurale dhe zonave urban me 1.7 vite shkollim. Këtu thuhet që janë rritur rrogat, pedagogëve nuk i është rritur asnjë cent”- thotë Ndriçim Mehmeti.

Në ditën ndërkombëtare të arsimit eksperti i kësaj fushe Ndricim Mehmeti ngre si shqetësim buxhetin e për këtë sektor.

“Tani Ministria e Arsimit nuk ka çfarë bën më, përveçse  të bëjë fushatë për të grumbulluar vota për 25 prillin, nuk ka asnjë mundësi, sepse vetë buxheti nuk ka buxhet Ministria” –shton ai.

 Edhe studentët dhe përfaqësues të tyre kjo ditë e rëndësishme për shoqërinë i gjenë të pakënaqur.

 “Ne e kemi theksuar dhe vazhdojmë ta theksojmë se ka shumë studentë të cilët qoftë për shkak të pamundësisë ekonomike ose sepse gjenden në zona të izoluara të vendit janë në pamundësi për të aksesuar mësimin online. Një tjetër problematikë e mësimit online është edhe  pjesmarrja fiktive”

Për ta njohuritë e brezit të studentëve dhe nxënësve që po mësojnë online janë të cunguara.

“Në 2018 ne patëm protesta të cilat pezulluan mësimin, pastaj nga marsi 2020 ishte çështja e pandemisë tani mësimi online dhe ne jemi një brez që kontaktin me fakultetin e kemi patur shumë të pakët dhe njohuritë që kemi marrë janë të cunguara“

Sipas studimit të funsit të bankës botërore, përqindja e analfabetizmit funksional në ballkanin perëndimor është rritur dhe se në shqipëri, 50 për qind e 15 vjeçarëve përfshihen në këtë kategori.  Referuar përsëri raportit të BB këto shifra pritet të rriten për shkak të pandemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat