Përgjimet e antimafias, Baçi: SPAK të nisë hetimet, nuk mund të mbyllen sytë

Shqipëria

Përgjimet e antimafias, Baçi: SPAK të nisë hetimet, nuk mund të mbyllen sytë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 08:48
Agim Baçi

Pedagogu Agim Baçi në një intervistë për Ora News ka thënë se Prokuroria e Posaçme duhet të nisë menjëherë hetimet në lidhje me përgjimet e mafias italiane.

Baçi ka thënë se nuk duhen mbyllur sytë në të tilla raste, sidomos kur emrat e përmendur janë konkretë.

Baçi: Në këtë rast kemi të bëjmë me një hetim që është kryer në vendin fqinj dhe ku televizionet kanë marrë përsipër t’i publikojnë përgjimet. Edhe në rast se do të ishte bërë publik në vendin fqinj, do të bënte përshtypje në Shqipëri, jo më kur janë përmendur emra të rëndësishëm të politikës shqiptare si kryebashkiaku i Tiranës, kryeministri, ministra. Lidhen jo rastësisht janë përfolur që përfitojnë të gjithë tenderat 4 vitet e fundit. Nuk mund të themi që ka kaq shumë rastësira që ky emri që fiton kaq shumë tendera nuk paska asnjë lidhje me këtë përfolje. Unë do ta publikoja siç bëri Ora News dhe do kërkoja që autoritetet shqiptare ta komentonin këtë gjë, emrat e përfolur ta komentonin, por më së pari ndoshta duhet të presim që SPAK ta hetojë këtë gjë, jo si me tenderat në kohën e pandemisë.

Pas këtij publikimi që ka ardhur nga Italia, shpresoj që të paktën të mos mbyllin sytë, sepse do ishte një fyerje shumë e madhe. Mirë politika që e ka në interes, mirë z. Rama në këto vite e ka menduar se shqiptarët do të besojnë vetëm variantin e tij, vetëm ERTV-në dhe asnjë televizion e media tjetër, përveç asaj që thotë ai. Por të paktën prokuroria nuk duhet të mbyllë sytë përpara një fakti të tillë ku përmenden emra konkretë, qoftë edhe për të thënë që nuk është e vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat