Basha: Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij

Shqipëria

Basha: Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:36
Lulzim Basha, ka reaguar sërish për përgjimet e Antimafias italiane të publikuara

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për përgjimet e Antimafias italiane të publikuara në Ora News, duke deklaruar se Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien dhe as që u bie në mend për njerëzit.

Basha thotë se opozita bashkë me qytetarët do të sjellë ndryshimin pas 25 prillit.

“Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare” shkruan Basha.

Deklarata e Bashës vjen fill pas pronocimit të Ballës për median ku tha se eurodeputeti italian që ka dalë në përgjime është mik i Lulzim Bashës.

Balla: Të bëhen hetime të thella dhe të plota. Ata që janë përmendur realisht me emër i keni në presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës. Për të tjera duroni dhe dëgjoni. Përshëndes faktin që SPAK do të bëjë verifikimet përkatëse dhe duhet ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Po hetohet nga organet e drejtësisë së vendit fqinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat