Avokatët ankohen për kolegët:Janë të paaftë, vijnë në Gjykatë pa asnjë provë

Shqipëria

Avokatët ankohen për kolegët:Janë të paaftë, vijnë në Gjykatë pa asnjë provë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:23
Avokatët

Avokatët të gjendur në këtë situatë ku konkurrenca nuk bëhet sipas rregullave, ata shprehin pakënaqësi për nivelin e përfaqësimit të një pjesë të kolegëve të tyre. Sipas tyre ata shpesherë cënojnë integritetin profesional dhe shkelin etikën, duke u veshur pa të drejtë opinione negative, edhe asaj pjese që përpiqet të veprojë konform ligjeve. Madje sipas tyre vendimarrja e gjykatave është pasojë e asaj që avokatët paraqesim në proces

“Ajo që më shqetëson në profesionin e avokatit është mungesa e theksuar e profesionalizimit dhe fokusimi në një marketing të paarsyeshëm dhe të panevojshëm. Kanë në dukje zyra shumë luksoze, pretendojnë se kanë klientë të një potenciali shumë të madh, por niveli i përfaqsimit të tyre, sepse gjykatat i teston çdo ditë, lë shumë për të dëshiruar” u shpreh avokatja Egla Muzaka.
Të njëjtin qëndrim ndan edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Avokatia ka qenë pjesë e një monitorimi për pandëshkueshmërinë e korrupsionit në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë dhe ka rezultuar se në shumë vendime gjyqsore avokati ka qenë një figurë që kontribuar në ushqimin e korrupsionit.

“Ka qenë ndërmjetës midis klientit, gjykatës dhe prokurorit. Avokatët kanë kontribuar në korrupsionit të sistemit gjysor, për të ndikuar në lehtësimin e pozitës qoftë proceduriale qoftë materiale të klientëve të tyre” u shpreh Ernida Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Ndërkohë në një studim të realizuar dy vite më parë nga Komiteti i Helsinkit, është vënë re një cilësi e dobët edhe në radhët e avokatëve privat, por më së shumti tek avokatët kryesisht.

Sipas këtij raporti monitorimi avokatët shkojnë në sallën e gjyqit, ku duhet të mbrojnë klientin pa u njohur me materialet, pa prova dhe ka raste kur përfundojnë duke kërkuar mëshirë për klientin.

“Cilësia e profesionalë avokatëve paraqitet e dobët, interesat e personave dhe të drejtat e tyre nuk janë mbrojtur në përputhje me kuadrin ligjor dhe konventat dhe shpeshehrë avokatët mjaftohen në deklarata shumë formale
gjatë këtyre seancave: jemi dakord me masën e propozuar apo duke kërkuar edhe mëshirë për personin e përfaqsuar” u shpreh Erida Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat