Në 5 vite iu hoq licenca vetëm 5 avokatëve, por si janë rikthyer liçencat për avokatët e arrestuar

Shqipëria

Në 5 vite iu hoq licenca vetëm 5 avokatëve, por si janë rikthyer liçencat për avokatët e arrestuar

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:23
Ilustrim

Avokatia është një profesion i lirë, që vetërregullohet. Është Dhoma Kombëtare e Avokatisë ajo që ka për detyrë jo vetëm t’i rrisë ata profesionalisht, por edhe ti kalojë në sitë në mënyrë që të respektohet e drejta dhe publiku të mos cënohet.
Por pavarësisht kësaj situatë aspak opimiste, masat administrative numërohen me gishtat e dorës. Ndonëse vetëm vitin që lamë pas janë bërë publike disa raste të avokatëve të vënë nën pranga për akuzën e korrupsionit, paradoksalisht Dhoma e avokatisë raporton se përgjatë 5 viteve të fundit janë hequr vetëm 5 licenca.

Sipas Dhomës së Avokatisë, është 112 numri i masave displinore ndaj avokatëve në 5 vitete e fundit. Nga këto 4 janë pezullim licencash nga 6 muaj deri në 2 vite dhe të tjerët janë masa administrative të ndryshme.

Gerti Shella i Infocip që monitoron proceset gjysore në të gjithë vendin, e argumenton mungesën e masave displinore me faktin se Dhoma e Avokatisë është në konflikt të hapur interesi.

Sipas tij ajo ka për detyrë të mbrojë avokatët, por nga ana tjetër duhet të mbrojë edhe qytetarët për çdo ankesë që kanë ndaj avokatëve gjë që ka sjellë mosmarrjene masave ndaj tyre.

“Ky është një konflikt i pastër interesi dhe dhomat janë në kushte joveprimi, dhomat nuk preferojnë të marrin ankesa dhe mandej ta reflektojnë atë në pezullim licence për avokatët e kështu me radhë” u shpreh Gerti Shella, Infocip
Sipas një verifikimi që bëri Top Story për këto raste në Qendrën Kombëtare të Biznesit, vetëm Gjon Lepuri dhe Endrit Demiri nuk i kanë aktive licencat. Ndërkohë Sami Dema, në organogramën e publikuar në faqen zyrtare të Dhomës Kombëtare të Avokatisë rezulton se mban ende kryesimin e dhomës së avokatisë së Lezhës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat