Zgjedhja e anëtarëve të KLP-së/ Përfundon kandidimi, del fituese Eloida Goxhaj

Shqipëria

Zgjedhja e anëtarëve të KLP-së/ Përfundon kandidimi, del fituese Eloida Goxhaj

Më: 28 janar 2021 Në ora: 15:15
Ilustrim

Ka përfunduar numërimi për kandidatët që synojnë një vend në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Nga numërimi del fituese për vendin drejt KLP-së,  prokuroja e rrethit të Beratit, Eloida Goxhaj.

Për këtë vend garuan prokurorët e shkallës së parë Eloida Goxhaj, Zeqir Hoda, Albert Kulici dhe Elona Alvora.

Tani nis numërimi për Noisi Dudën, i cili përfaqëson apelet dhe nuk ka konkurentë perballë.

Kjo do të thotë që numërimi do të jetë formal, për të treguar se Noisi Duda fiton automatikisht, në mungesë të konkurentëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat