KE shton kushtet, por çudit Spiropali: Shqipëria më shumë se kurrë pranë Bashkimit Europian

Shqipëria

KE shton kushtet, por çudit Spiropali: Shqipëria më shumë se kurrë pranë Bashkimit Europian

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 13:36
Elisa Spiropali

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka habitur me deklaratën e saj në Kuvend. Ndonëse BE shtoi kushtet për anëtarësim, gjatë fjalës në Kuvend Spiropali tha se Shqipëria është më afër se kurrë pranë procesit të anëtarësimit. Ajo u shpreh se kjo vjen falë këmbënguljes së maxhorancës për të mbajtur institucionet në këmbë.

“Dy ish-deputetë që partia i nxori në rrugë flasim për largimin nga BE.

Ata u nxorën zvarrë nga kuvendi me vendim të Berishës në vitin më të rëndësishëm të Shqipërisë. Reforma në Drejtësi dhe reforma zgjedhore janë falë këmbënguljes së kësaj maxhorance. Ashtu si presidenca gjermane e deklaroi në fund të vitit Shqipëria i ka bërë detyrat falë kësaj maxhorance.

Shqipëria dhe institucionet e saj nuk kemi qenë kurrë më pranë këtij procesi historik të anëtarësimit dhe është falë këmbënguljes që kemi bërë për të mbajtur institucionet në këmbë. Deputetët e opozitës parlamentare kanë meritën e tyre që kanë qëndruar në Kuvend. Ne i mbrojtën institucionet nga molotovi dhe nga rrënimi duke bërë zgjedhje në 2019″, tha Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat