Rrëshqitje dheu në Gjirokastër/ Shirat aktivizojnë vatra në disa zona

Shqipëria

Rrëshqitje dheu në Gjirokastër/ Shirat aktivizojnë vatra në disa zona

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 15:49
Foto

Reshjet e shiut janë rikthyer intensivisht në Gjirokastër duke risjellë probleme me përmbytjet.

Lumi Drino pothuajse ka dyfishuar prurjet e tij në dy ditë. Kemi të paktën dy akse goxha të ndjeshme, aksi drejt fshatit Zhulat, i cili është duke u mbajtur aktiv pjesërisht nëpërmjet 6 mjeteve të bashkisë. Po ashtu është aksi rrugor drejt Lazaratit, i cili kërcënohet nga dy përrenjtë, Sokotit dhe Gjorkanës, si dhe përmbytje të herëpashershme të akseve nacionale në drejtim të Kakavijës.

Përgjatë dy ditëve të fundit kemi përmbytjen e të paktën 10 hektarë tokë, ndërsa 17 fshatrat në bashkinë e Dropullit janë sot pa energji elektrike. Po ashtu, probleme me energjinë ka zona e Tepelenës, Malësia e Kurveleshit. Edhe në bashkinë e Këlcyrës dhe Përmetit kemi fshatra pa energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat