Shkurti i frikshëm nga koronavirusi – 6 ditët e para rekord pas rekordi

Shqipëria

Shkurti i frikshëm nga koronavirusi – 6 ditët e para rekord pas rekordi

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Muaji shkurt ka nisur i frikshëm në aspektin e shifrave nga koronavirusi, infektimeve dhe fataliteteve.

Dje u shënuan 13 humbje jete dhe 1130 raste të reja, që janë rekord nga fillimi i pandemisë në Shqipëri.

Por më shumë se shifrat e djeshme, shqetësim mbetet trendi, pasi që nga fillimi i muajit shifrat çdo ditë kanë shënuar rritje, rekord pas rekordi.

Rritja e numrit të testimeve ka zbuluar më shumë të prekur nga koronavirusi.

Por jo vetëm kaq, edhe të shtruarit në spitale kanë shënuar rritje të fortë, teksa janë shtuar edhe moshat e reja.

Muaji shkurt – Shifrat

1 shkurt-2960 testime, 498 të shëruar, 865 raste të reja dhe 13 humbje jete
2 shkurt-3856 testime, 455 të shëruar, 942 raste të reja dhe 5 humbje jete
3 shkurt-3849 testime, 581 të shëruar, 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete
4 shkurt-3974 testime, 585 të shëruar, 1052 raste të reja dhe 14 humbje jete
5 shkurt-4270 testime, 676 të shëruar, 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete
6 shkurt-4539 testime, 656 të shëruar, 1130 raste të reja dhe 13 humbje jete 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat