Kryeparlamentari Ruçi: Shëndeti, qëllimi madhor i rritjes ekonomike dhe jo ushqyes në shërbim të saj

Shqipëria

Kryeparlamentari Ruçi: Shëndeti, qëllimi madhor i rritjes ekonomike dhe jo ushqyes në shërbim të saj

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 10:42
Gramoz Ruçi

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi tha se në sistemin tonë shëndetësor duhet të korrigjohen disa prioritete. Në fjalën e tij mbajtur në konferencën shkencore me temë “Pandemia dhe rimëkëmbja”, Ruçi u ndal tek rëndësia që duhet ti jepet shëndetit të qytetarëve.

Sipas tij, shëndeti është qëllimi madhor i rritjes ekonomike dhe jo një ushqyes në shërbim të saj.

Shqipëria, forcat politike, kuvendi, qeveria dhe institucionet, tha Ruçi, duhet të korrigjojnë disa prioritete të zhvillimit.

“Nga pandemia me të cilin jemi ende në luftë duhet të nxjerrim disa mësime. Jetës dhe shëndetit duhet ti përkushtohemi më shumë . jeta na është dhënë për ta gëzuar dhe asaj duhet ti shërbejmë me veprimin e qytetarëve dhe me investimin shoqërisë. Shëndetësia duhet të përbëje një prioritet të qeverisjes dhe investimit tonë politike e kombëtar.

Shqipëria, forcat politike, kuvendi, qeveria dhe institucionet duhet të korrigjojnë disa prioritete të zhvillimit. Mënyrën si i konceptojmë dhe zhvillojmë rritjen ekonomike nga njëra anë dhe shëndetit nga ana tjetër.

Politikat tona duhet ta bëjnë të qartë se shëndeti është qëllimi madhor i rritjes ekonomike dhe jo një ushqyes në shërbim të saj.

Në sistemin shëndetësor duhet të korrigjojmë disa prioritetet. Shëndeti publike duhet të jetë përparësi absolute e politikave tona shëndetësore. Shëndeti publike dhe mbrojtja nga epidemi duhet të mbështeten me më shumë burime, kujdes dhe me më shumë investime shtetërore.

Duhet ndërgjegjësim i qytetarëve, mobilizimin e burimeve financiare dhe parapërgatitje kundër epidemive.

Vlerësimi jonë për forcën e punës në mjekësi të mos mbetet në kufijtë e mirënjohjes, por të konkretizohet për më shumë investime në shëndetësi dhe më shumë investime financiare për ta”, tha ndër të tjera Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat