Gjoba e KQZ, Tabaku reagon ndaj Veliajt: Sa here shkel ligjin akuzon opozitën, si në rastin e ‘Ndragetas’

Shqipëria

Gjoba e KQZ, Tabaku reagon ndaj Veliajt: Sa here shkel ligjin akuzon opozitën, si në rastin e ‘Ndragetas’

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:49
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u gjobit sot nga KQZ për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve të ndaluara gjatë fushatës elektorale 4 muaj para zgjedhjeve.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Tabaku tha se pas çdo dështimi e paligjshmërie që bën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzon opozitën.

Tabaku theksoi se Veliaj po i përdor për fushatë elektorale te gjithë ata qytetarë të cilët marrin çelësat e banesave të rindërtuara rreth një vit pas tërmetit.

Pyetje: Është opozita duke kërkuar që të bllokojë punën e kryetarit të bashkisë së Tiranës?

Tabaku: Kjo është një situatë kur Veliaj sa herë që shkel ligjin, akuzon opozitën. Çfarë ndodhi pak javë më parë kur ai u përfshi në përgjimin e Antimafias italiane, në pastrimin e parave të drogës së grupit të Ndragehtës, akuzoi opozitën. Rriti biletat e urbanit dhe akuzoi opozitën. Rriti taksat, akuzoi opozitën, dha leje ndërtimi dhe përsëri akuzoi opozitën. Është pjesë e një loje politike të tij se sa herë gënjen me të dyja këmbët, akuzon opozitën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat