Arrestimi i gjyqtares/ Reagon sërish Kim: SPAK po jep rezultat

Shqipëria

Arrestimi i gjyqtares/ Reagon sërish Kim: SPAK po jep rezultat

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:46
Yuri Kim

Pas arrestimit të gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha ka ardhur edhe reagimi i ambasadorës së SHBA Yuri Kim.

Përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social Twitter, Kim shkruan se reforma në drejtësi po ecën përpara dhe SPAK ka nisur të jap rezultate pozitive për qytetarët.

“Gjë e mirë të shohësh që SPAK po jep më shumë rezultate. Reforma në drejtësi po ecën para, hap pas hapi,” shkruan Ambasadorja Kim në Twitter.

Enkelejda Hoxha, gjyqtarja e shumëpërfolur e Krujës është arrestuar sot nga SPAK.

Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Veting.

Burime nga policia konfirmojnë lajmin për ndalimin e gjyqtares që më parë, është përmendur shpesh në media për lirimin nga burgu të numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle dhe i hoqi dënimin përjet Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zyluftari.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kishte nisur hetimet për gjyqtaren që u përfol shumë për vendimet e dhëna. Në deklaratat e saj të pasurisë, gjyqtarja gjithmonë ka deklaruar vetëm pagën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat