”Çuni jot ka rrahur çunin tim”/ Si nisi konflikti në Kukës, Behar Elezi u përlesh edhe me policat

Shqipëria

”Çuni jot ka rrahur çunin tim”/ Si nisi konflikti në Kukës, Behar Elezi u përlesh edhe me policat

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 20:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbulohen detaje të reja nga konflikti me armë në Kukës që mund të kishte përfunduar edhe me viktima.

Mësohet se konflikti ka nisur për arsye banale, nga një zënkë fëmijësh.

Zanafilla e konfliktit nisi nga dy fëmijët 10-vjeçarë të dy fqinjëve, dhe më pas e vijuan të rriturit.

Behar Elezi në gjendje të dehur mori armën kallashnikov, dhe në momentin kur është kapur kishte fishek në gojë.

Atij iu hoq arma nga dora ndërsa Elezi reagoi duke u përleshur me zv/drejtorin e Policisë Kukës dhe një oficer, të cilët e neutralizuan.

Gjithsesi Elezi mundi me kallashnikov të dëmtojë makinën e fqinjt R.S, si dhe një tjetër që ishte në lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat