“Do të garoj në katër qarqe”/ Tom Doshi: Jam unë kryetar i PSD-së, derisa të…

Shqipëria

“Do të garoj në katër qarqe”/ Tom Doshi: Jam unë kryetar i PSD-së, derisa të…

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 18:17
Tom Doshi

Ndërsa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Social Demokrate është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nën emrin e kryetarit Engjëll Bejtja, Tom Doshi thotë se është kryetari i kësaj partie.

Madje, sipas News 24, Doshi thotë se do të garojë në katër qarqe elektorale, një e drejtë e vendosur në Kodin Zgjedhor vetëm për kryetarët e Partive.

Doshi sqaron se në një mbledhje të strukturave të partisë është votuar që ai të jetë kryetar, por që vendimi në fjalë të marrë formë të prerë edhe në gjykatë duhet pritur data 19 shkurt.

Nisur nga ky fakt, PSD për të mos shkelur afatin e regjistrimit në zgjedhje vendosi t’i drejtohej KQZ-së me emrin e kryetarit Engjëll Bejtja.

Doshi shton se pas 19 shkurtit, pasi vendimi që ai është rikonfirmuar sërish në krye të PSD-së të marrë formë të prerë, do të jetë ai kryetari.

Pak ditë më parë, ambasadorja amerikane në Tiranë kërkoi publikisht që Doshi që të mos kandidonte në zgjedhje, pasi i është mohuar viza nga Departamenti Amerikan i Shtetit për vepra siç theksoi ajo të korrupsionit.

Partia Social Demokrate është themeluar mbi dy dekada më parë nga Skënder Gjinushi, i cili hoqi dorë nga drejtimi i kësaj partie pasi u vendos në krye të Akademisë së Shkencave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat