Rezultati i 25 prillit, Bylykbashi: Kryeministrin e propozon partia ose koalicioni që ka më shumë mandate

Shqipëria

Rezultati i 25 prillit, Bylykbashi: Kryeministrin e propozon partia ose koalicioni që ka më shumë mandate

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 22:20
Oerd Bylykbashi

Oerd Bylykbashi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike thotë se Kodi i ri Zgjedhor përcakton qartë se si formohet shumica qeverisëse.

Ai tha se PD dhe LSI edhe pse mund të mos dalin në një koalicion, ato mund të bashkëpunojnë pas zgjedhjeve për të formuar shumicën me 71 deputetë dhe më pas shumica provohet në Parlament.

“Tashmë ka ndryshuar Kushtetuta, partia ose koalicioni që ka më shumë mandate, i propozon presidentit kryeministrin. Koalicioni është marrëveshje politike, nuk ka të bëjë me koalicionin zgjedhor”, deklaroi Bylykbashi.

Për këtë ai mori si shembull edhe nëse rezultati i 25 prillit do t’i japë PS-së më shumë mandate si parti, e drejta për të formuar qeverinë do t’i takojë PD dhe LSI.

Lidhur me fletën e votimit, z. Bylykbashi tha se nëse zgjedhësi do të votojë vetëm kandidatin në listë, atëherë ajo votë i shkon edhe partisë.

“Zgjedhësi mund të votojë partinë ose koalicionin dhe vota i shkon asaj në renditje. Nëse voton emrin e kandidatët, vota I shkon kandidatit dhe partisë”, tha ai.

Oerd Bylybashi tha se PS po bën presion në KQZ që të miratojë një fletë votimi me numra si biletë telebingo, ndërsa PD kërkon një fletë votimi me emra kandidatësh.

Z. Bylykbashi shpjegoi se nëse do të vendoset një fletë votimi me emra, atëherë në fletën e votimit në Qarkun e Durrësit, brenda koalicionit përbri emrit të kandidatit do të jetë logoja e partisë që përfaqëson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat