Janina “zonë e kuqe”, grekët: Na morën në qafë shqiptarët. Ja hileja që përdorin në kufi

Shqipëria

Janina “zonë e kuqe”, grekët: Na morën në qafë shqiptarët. Ja hileja që përdorin në kufi

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:57
Janina

Janina shpallet nga qeveria greke si “zonë të kuqe” dhe aty masat anti-covid tashmë pritet të jenë më të rrepta.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, të gjithë pacientët që ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv në spitalet e Janinës janë nga Shqipëria.

Guvernatori i Epirit, Alekos Kachrimanis shprehet se numri i madh i shqiptarëve të shtruar në spitale ka kontribuuar në futjen e Janinës në “karantinë”.

“Pamja epidemiologjike e Janinës ndikohet ndjeshëm nga pacientët që janë pranuar nga Shqipëria dhe po trajtohen në spitalet e rajonit,” është shprehur ai.

Guvernatori, në deklaratën e tij me shkrim, shprehet gjithashtu se Njësia Rajonale e Janinës kishte arritur të kontrollonte përhapjen e koronavirusit, “falë kontrolleve të strukturuara, sistematike në komunitet, institucioneve, spitaleve, vendeve publike dhe shumë bizneseve.”

Sipas Kachrimanis, situata epidemiologjike e rajonit ndikohet nga transferimet e bëra nga Shqipëria.

“Sidoqoftë, barra epidemiologjike në zhvillim e Janinës javët e fundit është kryesisht për shkak të faktorëve të jashtëm dhe veçanërisht për transferimet totale dhe pranimet në spitale të pacientëve nga Shqipëria fqinje, të cilat vendosen dhe miratohen nga Ministria e Punëve të Jashtme. Sot 50% e pacientëve të trajtuar në Njësitë e Sëmundjeve Infektive të spitaleve të Janinës vijnë nga Shqipëria, nga vijnë të gjithë pacientët e trajtuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv”.

Mediat greke shpjegojnë gjithashtu, atë që e cilësojnë “hilen e shqiptarëve” për t’u kuruar në Greqi.

“Shofer ndal, kam dhimbje në zemër dhe nuk ndihem mirë”.

Me këtë frazë, dhjetëra shtetas shqiptarë që janë diagnostikuar në vendin e tyre pozitiv për koronavirus, kalojnë kufirin me një test të rremë negativ dhe arrijnë të kurohen në Spitalin Universitar të Janinës, raportojnë mediat helene.

Më tej shpjegohet se pasi arrijnë kufirin, ata i thonë shoferit se nuk po ndihen mirë dhe presin që të dërgohen në spital, ku rrjedhimisht do të testohen edhe për Covid-19.

“Sapo kalojnë kufirin, ata i thonë shoferit të autobusit se nuk po ndihen mirë dhe se po përjetojnë dhimbje në zemër, me rezultat që shoferi t’i çojë drejtpërdrejt në Qendrën Shëndetësore Delvinaki (një fshat afër kufirit me Shqipërinë) ) Aty ata i nënshtrohen një testi të shpejtë i cili është natyrshëm pozitiv“.

Kujtojmë se, gjatë 24 orëve të fundit, Greqia ka regjistruar mbi 1 mijë raste të reja me Covid–19, ndërsa 27 pacientë nuk kanë mundur dot të fitojnë betejën me virusin duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në shtetin fqinj në 6,221 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat