Detaje/ Si u masakruan me thikë nga 33 vjeçari dy të rinjtë, transportohen me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë

Shqipëria

Detaje/ Si u masakruan me thikë nga 33 vjeçari dy të rinjtë, transportohen me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:05
Ilustrim

Zbulohen detaje të reja nga sherri me thika në Skrapar, ku mbeten të plagosur dy persona.

Policia e Beratit deklaron se ka qenë një 33-vjeçar ka goditur me thikë dy të rinj 22 dhe 20 vjeç.

Ndërkohë që raportohet se të rinjtë janë konfliktuar rreth orës 12:00 në pazarin e qytetit, fillimisht me fjalë ofenduese dhe më pas me grushta e thika.

Pas mjekimit në spitalin e qytetit, dy të rinjtë janë nisur me helikoper drejt Tiranës, pasi gjendja e tyre shëndetësore është kritike.

“Më datë 20.02.2021, rreth orës 12:20, shtetasi Xh.M, 33 vjeç, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.M, 22 vjeç dhe shtetasin A.Ç, 20 vjeç.
Shtetasit e dëmtuar janë nisur me ambulancë në drejtim të spitalit Tiranë për mjekim me të specializuar. Grupi hetimor po kryen veprimet, dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat