Përfundon takimi Basha-Idrizi, opozita dhe 2 ditë kohë për të regjistruar në KQZ koalicionet

Shqipëria

Përfundon takimi Basha-Idrizi, opozita dhe 2 ditë kohë për të regjistruar në KQZ koalicionet

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:42
Basha-Idrizi

Ka përfunduar takimi midis kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe kreut të PDIU, Shpëtim Idrizin.

Takimi mes liderëve të dy partive zgjati rreth dy orë dhe u diskutua rreth emrave që Idrizi do të propozojë për deputetë.

Po ashtu ai tha se gjatë ditës edhe Fatmir Mediu ka pasur takim me zyrtarë të lartë të PD-së, por ende nuk ka konfirmime në lidhje me emrat e kandidatëve të kësaj partie.

Opozitës së bashkuar i kanë mbetur edhe dy ditë kohë për të regjistruar në KQZ listën e koalicioneve.

“Opozitës së bashkuar i kanë mbetur dy ditë kohë për të regjistruar në KQZ listën e koalicioneve, 24 shkurti është afati i fundit që KQZ i ka dhënë partive politike. Fatmir Mediu ka bërë një takim në selinë blu, jo me Bashën, por me zyrtarë të tjerë. Ndërkohë më kanë bërë me dije që ende nuk dihen emrat që do të kandidojnë me PR”, thonë burimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat