Aksident i trefishtë në Vorë, makinat bëhen copë njëra pas tjetrës

Shqipëria

Aksident i trefishtë në Vorë, makinat bëhen copë njëra pas tjetrës

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:48
Aksident i trefishtë në Vorë, makinat bëhen copë njëra pas tjetrës

Paraditja e sotme nuk ka qenë e qetë për rrugët në Shqipëri.

Pas aksidentit në Elbasan, edhe në afërsi të Vorës ka ndodhur një aksident i trefishtë.

Si pasojë e përplasjes që duket se ka qenë mjaft e fortë, mjetet kanë dëme të konsiderueshme, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Ky aksident ka sjellë bllokim të qarkullimit në autostradë, ndërkohë që policia e cila ndodhet në vendngjarje po punon për rikthimin e lëvizjes normale.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat