Ambasadorja Yuri Kim: Pata një takim të shkëlqyer me Bashën, dëgjova programin e PD

Shqipëria

Ambasadorja Yuri Kim: Pata një takim të shkëlqyer me Bashën, dëgjova programin e PD

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:02
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Është vetë ambasadorja e cila shkruanë në Twitter se ka pasur një takim të shkëlqyer me Bashën.

Ambasadorja e SHBA tregon se ka dëgjuar programin e PD-së.

Postimi i plotë në Twitter:

Pata një takim të shkëlqyer sot me Lulzim Bashën. Më vjen mirë të dëgjoj programin elektoral të Partisë Demokratike dhe partnerëve.

Nënvizova shpresat e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë.

Ne do të jemi gjithmonë të përkushtuar për marrëdhënie të forta SHBA-Shqipërinë, duke respektuar vendimin e votuesve më 25 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat