Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës

Shqipëria

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesditës së sotme në autostradën Tiranë-Durres, tek mbikalimi i Fllakës.

“Një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”.

Policia e Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat