Basha: 6 mijë të vdekur nuk janë numra. Menaxhimi i pandemisë nga Rama monstruoz

Shqipëria

Basha: 6 mijë të vdekur nuk janë numra. Menaxhimi i pandemisë nga Rama monstruoz

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:42
Pamje nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, ku u njoh me situatën me pandemisë në vend por edhe prezantoi programin e shëndetësisë gjatë qeverisjes,.

‘Kemi arritur në pikën më të keqe të pandemisë. Numri i viktimave është shumë i lartë se sa deklarohet  Informacioni i publikuar prej meje u vërtetua nga vetë statistikat e qeverisë. Mbi 6 mijë qytetarë kanë humbur jetën më shumë se një vit më parë. Ndërkohë që numri i testimeve mbetet i ulët

Sot që flasim nuk ka asnjë informacion mbi numrin e testimeve që bën ISHP dhe privati. Vetëm Shqipëria nuk jep informacion zyrtar nëse ka mutacione. Prioriteti absolut i kësaj qeverie është propaganda dhe fshehja e fakteve. Për këtë qeveri shëndeti dhe jeta e njerëzve nuk ka vlerë.

Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan me cirkun shëtitës të kryeministrit për gjoja-vaksinimin.

Ne u kemi dhënë zë shqetësimeve të profesionistëve. Të parët që kanë folur kanë qenë profesionistët, jo ne.

Nuk i kemi kërkuar Ramës të marrë masa si qeveritë europiane, nuk shpresonim. Nënvleftësimi i jetës dhe shëndetit të qytetarëve, krim. 6000 qytetarë të vdekur nuk janë numra.  Keqmenaxhimi i pandemisë, monstruoz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat