Meta, i rreptë me qeverinë: Rimbursoni urgjent qytetarët e kuruar në shtëpi

Shqipëria

Meta, i rreptë me qeverinë: Rimbursoni urgjent qytetarët e kuruar në shtëpi

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:43
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me rreptësinë më të madhe qeverisë sot deri duke e urdhëruar që të rimbursojë urgjent dhe t’u japë ilaçe fals, qytetarëve shqiptarë që po kurohen në banesa.

Reagimi i ashpër i Presidentit ka ardhur pasi shoqata “Together for Life” publikoi dëshmi të mbledhura nga mijëra familje që po humbasin kursimet dhe po hyjnë në borxhe për t’u kuruar nga COVID-19. Meta shkroi në Fb një mesazh që godiste moton kryesore të kreut të shtetit në ëkto vite, të ashtuquajturën “Shëndetësi falas”.

“Dëshmitë e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të afërmve të tyre – shkroi Presidenti, -  tregojnë se me mijëra familje kanë humbur kursimet apo po hyjnë në borxhe në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme për të përballuar koston e lartë të barnave dhe analizave të shumta.

Qeveria duhet urgjentisht të rimbursojë pa asnjë vonesë të gjithë qytetarët, të cilët janë kuruar në shtëpi dhe t’u garantojë ilaçet falas të gjithë të infektuarve.

Dokrrat me “shëndetësinë falas” dhe çdo demagogji tjetër duhet të marrin fund! Qytetarët nuk mund të lihen më në mëshirë të fatit përballë një virusi kaq të rrezikshëm, që vetëm dje mori 21 jetë, shifër rekord për numrin ditor të viktimave.

Urgjentisht të bëhet transparent, plani i vaksinimit masiv dhe jo “klasor” i popullatës dhe të ndryshohet rrënjësisht strategjia antiCOVID, mbështetur mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda e jashtë vendit. “Babëzia” në pandemi është edhe më kriminale!

I vetmi prioritet dhe preokupim duhet të jetë: Mbrojta e shëndetit dhe jetës së qytetarëve! “ ka theksuar Presidenti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat