Minimalisht 1000 dollarë në muaj/ Të rinjtë në Korçë zbulojnë shumat marramendëse që përfitojnë falë punës online

Shqipëria

Minimalisht 1000 dollarë në muaj/ Të rinjtë në Korçë zbulojnë shumat marramendëse që përfitojnë falë punës online

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:34
Johan Nasto

Disa të rinj në Korçë, të cilët janë vetëpunësuar në tregun online kanë zbuluar të ardhurat që nxjerrin, të cilat janë marramendëse.

Kryeministri Edi Rama ka treguar se “nxjerrin të ardhura shumë më të mira për veten e tyre, se sa po ta kërkonin punën në vende të tjera, qoftë edhe jashtë shtetit”

Elsa Hysi, e cila punon si social media manager tha: “Fiver është një aplikacion ku mund të regjistrohesh dhe të vendosësh disa gigsa ose punë që mund t’i kryesh. Ato punë që mund të bësh më mirë. Përshembull mund të jesh një dizenjator shumë i mirë, mund të jesh një njeri që punon me teknologjinë dhe ëebsitet. Unë personalisht jam social media manager, menaxhoj kompanitë nga e gjithë bota, të cilat kanë ushqime, veshje. Arsyeja përse jam këtu do të thotë që fitoj shumë, po e zë më minimalen 1000 dollarë në muaj.”

Ndërsa Johan Nasto u shpreh se të ardhurat e tij janë shumë të larta falë punës që realizon online.

“Pikat e mira më të mira janë programimi dhe dizajni. Të gjitha këto objektiva, i kam arritur me të ardhura shumë të mëdha nga 3000, 3100 dollarë për një punë. Nëse i mbledhim këto, mbase dhe të lodhemi më shumë, nëse më kalon një punë nga 2 orë në 7-8 orë në ditë, kalon një punë me turne dhe shkon në…

Deri në 4-5 mijë euro?

Jo deri në më, por baraz me infinit sepse nuk e di sa mendja jote ka.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat