SPAK çoi në gjyq zyrtarët e “Mbrojtjes” për tenderin e ushqimeve, vjen reagimi i parë nga PD

Shqipëria

SPAK çoi në gjyq zyrtarët e “Mbrojtjes” për tenderin e ushqimeve, vjen reagimi i parë nga PD

Më: 1 mars 2021 Në ora: 19:43
Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i pari që denoncoi vitin e kaluar tenderin e ushqimeve nga Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas vendimit të SPAK-ut për të çuar në gjyq 4 zyrtarë, drejtorin e Rezervave të Shtetit dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit. Ai thotë se SPAK dështoi të ndëshkojë hajdutët e vërtetë.

“Abuzimi i Ministrisë së Mbrojtjes me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë gjatë pandemisë prej sot është i provuar. PD tha të vertetën, siç ka bërë keto 8 vjet në opozitë për çdo aferë të qeverisë së Edi Ramës. Nën drejtimin e Olta Xhaçkës, Ministria e Mbrojtjes bleu ushqimet me dyfishin e çmimit dhe tenderi iu dha pa garë një kompanie kompjuterash në Maqedoni, e lidhur me bashkëshortin e Ministres Xhaçka.

Dokumentimi i vjedhjes me tenderin e ushqimeve gjatë pandemisë vjen pas dokumentimit nga SPAK të një tjetër denoncimi të PD për vjedhjen me tenderat e pajisjeve mjekësore. Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Ogerta Manastirliu, i bleu ato me 2, 3 dhe 4fishn e çmimit dhe temderat u shpallën sekretë.

Për fat të keq, SPAK nuk i shkoi deri në fund këtyre çështjeve, duke ngritur akuza vetëm për nëpunës të nivelit të ulët drejtues. SPAK dështoi të ndeshkojë hajdutët e vërtetë, Edi Rama, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu, që dolën garant për vjedhjen, u perpoqën të mashtrojnë shqiptaret, si dhe sulmuan dhe shpifën ndaj opozitës që denoncoi skandalin.

Vjedhja me prova në kohën me të veshtirë për shëiptarët provon edhe njëherë se Edi Rama i ka braktisur qytetarët. Koha kur qeveria vjedh njerëzit do të marrë fund në 25 Prill! Është koha për ndryshim” shkruan ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat