Muaji shkurt me rekord të zi viktimash nga COVID/ Zv.Ministrja Rakacolli zbulon arsyet

Shqipëria

Muaji shkurt me rekord të zi viktimash nga COVID/ Zv.Ministrja Rakacolli zbulon arsyet

Më: 2 mars 2021 Në ora: 20:44
Mira Rakacolli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, foli në News24, për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Numri dy i shëndetësisë, tregoi edhe arsyet pse, sipas saj, muaji shkurt ishte muaji më i errët i pandemisë në vendin tonë, ku u shënua numri më i lartë i viktimave.

"Përderisa ne kishim numrin më të madh të infektimeve këtë muaj, padyshim që mund të kishte dhe fatalitete. Pastaj, kemi ndryshime shumë të mëdha, që besoj do të vërtetohen edhe laboratorikisht, që kemi edhe variantet e reja të koronavirusit, që ka transmetueshmëri më të lartë.

Pra, varianti britanik është më infektiv, mund të infektojë 4-5 njerëz, ndryshme nga i pari që mund të infektonte 1-2 njerëz. Gjithashtu, duhet thënë që edhe njerëzit, të lodhur nga pandemia, nuk i respektojnë masat. Janë një grup shkaqesh, që çuan në këtë bilanc. Të mos harrojmë që edhe stina e dimrit e rrit infektueshmërinë," tha Rakacolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat