“Simsek nuk duhet të ekstradohet”, avokati i njohur: Gjykatat shqiptare ndikohen politikisht

Shqipëria

“Simsek nuk duhet të ekstradohet”, avokati i njohur: Gjykatat shqiptare ndikohen politikisht

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:24
Selami Simsek

Avokati, Alban Duraj, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” për të folur në lidhje me gylenistët, të cilët e kanë parë Shqipërinë si një pikë shpëtimi dhe janë munduar që të futen në vend me dokumente false.

Gylenistët janë mbështetës të lëvizjes Hizmet të klerikut Fethullah Gulen, rivalit kryesor të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në vendin tonë aktualisht është gylenisti, Selami Simsek, i cili është liruar nga burgu dhe është dërguar në kampin e azilkërkuesve. Ndërkohë është ekstraduar nga Shqipëria për në Shqipëri, Harun Çelik.

Sipas avokatit, Çelik është ekstraduar sipas marrëveshjes evropiane për ekstradimin.

“Shqipëria dhe Turqia janë pjesë e marrëveshjes evrpiane për ekstradimin. Në konventë përcaktohet se kur ekstradohet një individ i caktuar apo edhe ndalesa”, tha Duraj.

Ky i fundit u shpreh se ndalimi i Simsek mund të jetë edhe politik, e si pasojë Gjykata ka vendosur që ta lërë të lirë.

“Mendoj se Gjykata i ka parë të gjitha provat që ka paraqitur mbrojtja. Ka paraqitur të gjitha faktet për të dhënë një masë të tillë. Mendoj se gjykatat në Shqipëri nuk janë të guximshme që të japin vendime të tilla, pasi janë të lidhura me politikën. Gjykatat shqiptare ndikohen politikisht dhe në rastet e gylenistëve”, tha avokati.

I pyetur nëse duhet të jemi të shqetësuar për praninë e gylenistëve në Shqipëria, Duraj u shpreh “jo”.

“Deri në vitin 2011-2012 kur në Turqi ishin gylenistët në krye, ne kemi patur marrëdhënie shumë të mira, nuk kemi patur probleme. Kjo është një çështje e brendshme e Turqisë”, tha avokati, i cili në fund tha se “Simsek nuk duhet të ekstradohet, pasi është në kërkim politik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat