Eksperti Stringa i kujton PD-së koston e premtimit për shlyerjen e ish-të përndjekurve: Duhen 220 milionë euro

Shqipëria

Eksperti Stringa i kujton PD-së koston e premtimit për shlyerjen e ish-të përndjekurve: Duhen 220 milionë euro

Më: 4 mars 2021 Në ora: 00:18
Azmi Stringa

Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa ishte tejet kritik me mënyrën me të cilën po e trajtojnë ekonominë dy partitë kryesore të vendit. Sipas tij të dyja po e përcjellin ekonominë për qytetarët sikur ajo të mos ishte e rëndësishme për zgjedhjet.

Duke komentuar çështjen e taksave dhe ndikimit që mund të ketë në zgjedhje programi ekonomik i partive, Stringa tha se nga ana e qeverisë nuk preferohet të flitet shumë për financat pas tërmetit dhe gjendjes nën pandemi, ndërkohë që nga ana e opozitës premtohen ulje taksash dhe investime pa u futur fare në llogaritje kostot e kësaj situate që po kalon vendi.

Përballë përfaqësuesit të PD-së, Dorjan Teliti, Stringa kritikoi programin për mungesë detajimi zë më zë dhe argumentimi se nga do të gjenden të ardhurat. Ai u përqendrua konkretisht te pagesa e ish-të përndjekurve politikë, premtim i dhënë nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

“Vetëm premtimi për pagesën brenda 4 viteve të ish-të përndjekurve politikë, kërkon 220 milionë euro në katër vjet [stoku i vjetër i personave ende të pa-dëmshpërblyer],” – tha Stringa.

“Nëse i marrim këto premtime që shtohen, llogaria del pak problematike,” – shtoi më tej Stringa duke kujtuar se shpenzimet e llogaritura nga PD kanë qenë deri në rreth 500 milionë euro në vit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat