Pandemia në Shqipëri, Simaku: Nuk ka luhatje testimesh, mjeti thelbësor respektimi i masave

Shqipëria

Pandemia në Shqipëri, Simaku: Nuk ka luhatje testimesh, mjeti thelbësor respektimi i masave

Më: 4 mars 2021 Në ora: 20:19
Artan Simaku

Specialisti i ISHP, Artan Simaku në një intervistë për Ora Neës ka treguar më shumë për situatën e krijuar gjatë këtyre ditëve të fundit për shkak të pandemisë, si dhe për procesin e vaksinimit.

Simaku është ndalur te numri i testimeve të kryera, duke mohuar luhatje të shifrave, ndërkohë që shton se në raportin ditor janë të paraqitura edhe testet e shpejta edhe ato PCR.

Simaku: Numri i testimeve nuk ka patur luhatje. Shifrat janë njoftuar çdo ditë, janë edhe në komunikatën e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Rritja është reale dhe kjo vërtetohet edhe nga incidenca 2 javore, sepse rastet dhe trendi nuk maten ditë pas dite, por maten me incidencë 2 javore. Kjo paraqet në mënyrë reale situatën.

-Më 9 shkurt ka pasur 4562 testime, ndërsa më 25 shkurt ka pasur 3699 testime.  A ka një luhatje këtu?

Simaku: Luhatjet janë të vogla dhe nuk influencojnë në tablonë e përgjithshme epidemiologjike. Numri i testimeve është me luhatje të vogla por që nuk ndikojnë në pasqyrimin e situatës.

-Testimet e kryera ndahen në testime tampon dhe testimet e shpejta? Si bëhet ndarja?

Simaku: Këto testimi janë edhe me PCR apo tampon, edhe me teste të shpejta. Janë shuma e të gjithë testimeve të kryera.

-A kemi kapacitet për të rritur testimet?

Simaku: Çështja e testimit ka qenë një çështje e debatuar që në fillim të epidemisë. Jo vetëm në Shqipëri po edhe në shtete të tjera. Në atë periudhë bëheshin krahasime. Duhet thënë që edhe nga OBSH që në fillim u keqkuptua mesazhi testim-testim dhe gjurmimi i rasteve. Në epidemiologjinë e sëmundjeve infektimeve, kur dihet rruga dhe shkaktari i infektimit, mjeti kryesor, thelbësor për menaxhimin e epidemisë është respektimi i masave. Edhe në shtetet e tjera që kanë kryer teste më shumë, në momentin që nuk respektohen masat, testimi masiv kalon në plan të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat