Aksident i rëndë, makina del nga rruga - vdesin 3 pasagjerët

Shqipëria

Aksident i rëndë, makina del nga rruga - vdesin 3 pasagjerët

Më: 5 mars 2021 Në ora: 00:33
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes në Kodër-Kashar.

Një makinë ka dalë nga rruga, duke lënë të vdekur tre pasagjerë të identifikuar si L.S, I.S. dhe D.D.

Mendohet se shoferi Z.M., 27 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit. Ky i fundit mësohet se është dërguar në spital.

”Në Kodër-Kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Sakaq kanë nisur menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat