Alibeaj në Zharrës, takim me banorët e braktisur nga shteti: Janë tallur me ne

Shqipëria

Alibeaj në Zharrës, takim me banorët e braktisur nga shteti: Janë tallur me ne

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:16
Enkelejd Alibeaj

Kordinatori politik i Qarkut Fier Enkelejd Alibeaj ka takuar banorë të Zharrëzës, bashkia Patos, fshatit që jeton mbi arin e zi, por që ka mbetur në pikë të hallit!

Alibeaj ka bashkëbiseduar me banorët si dhe kanë shkëmbyer ide mbi jetën e tyre dhe hallet e pafundme që jua ka shtuar rilindja dhe kryeministri në ikje Edi Rama. Banesat e dëmtuara dhe situata ekonomike kanë qenë problemet që shqetësonin më së shumti banorët.

‘Zgjidhjen e halleve tuaja e keni vetë në dorë! Në 25 prill votoni që shtëpitë e dëmtuara të mos bien mbi kokë, por tu bien qeveritarëve dhe Ramës si përgjegjësi kryesor i kësaj situate’, u shpreh Alibeaj.

Ndotjes se ajrit, ujit dhe tokës ju është shtuar edhe ai i tërmetit nga kompania Bankers.

Bashkia Patos dhe komisionet vlerësuese të ngritura prej saj janë tallur me një pjesë të banorëve duke i selektuar politikisht.

Shqetësimi për energjinë e dobët dhe rrjetin tejet të amortizuar, ndihma ekonomike që është e pamjaftueshme pasi nuk përballon dot koston e ilaçeve jo më dritat, ujin, ushqimet!

Qeveria dhe bashkia Patos nuk e çajnë kokën fare e jo të interesohen për hallet e banorëve.

Alibeaj shprehu keqardhjen për situatën dhe papërgjegjshmërinë e pushtetit qendror dhe vendor si dhe ju kujtoi familjeve që vizitoi se fatin e tyre e kishin në dorë vetë pasi të kujtonin se çfarë kaluan këto 8 vite, çfarë shërbimesh morën dhe si i kanë xhepat, ku i kanë fëmijët e tyre, kush ishte shkaktari që u larguan nga vendi ne dhe të huaj?

‘25 prilli është dita e ndryshimit dhe gjykimit që të mos na bjerë mbi kokë sërish Rama dhe qeveria e tij, siç po bien shtëpitë tuaja!’, u shpreh Enkelejd Alibeaj, kordinatori politik i qarkut Fier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat