Presidenti Meta: T’i frymëzojmë të gjithë qytetarët që fuqia e tyre në demokraci është…

Shqipëria

Presidenti Meta: T’i frymëzojmë të gjithë qytetarët që fuqia e tyre në demokraci është…

Më: 5 mars 2021 Në ora: 18:15
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta teksa ka publikuar në facebook, një pjesë nga deklarata e tij, thotë se të fuqia e qytetarëve në demokraci është vota e tyre.

Kur na ndan më shumë se një muaj nga dita e zgjedhjeve, Kreu i Shtetit ka dhënë mesazhin se “vota e tyre zgjedh, vota e tyre ndëshkon, vota e tyre çon përpara demokracinë, e përmirëson dhe e forcon atë”.

“Më 25 prill do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë dhe nuk do të jetë parimi ‘stalinist’, sipas të cilit nuk ka rëndësi se kush voton, por numërojmë ne.

T’i frymëzojmë të gjithë qytetarët që fuqia e tyre në demokraci është vota e tyre.

Vota e tyre zgjedh, vota e tyre ndëshkon, vota e tyre çon përpara demokracinë, e përmirëson dhe e forcon atë”, shkruan Presidenti Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat