Aksidenti i trefishtë, vdes në vend një nga drejtuesit e mjeteve, 3 të plagosur rëndë

Shqipëria

Aksidenti i trefishtë, vdes në vend një nga drejtuesit e mjeteve, 3 të plagosur rëndë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 08:12
Ilustrim

Policia ka reaguar për aksidentin që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrogozhinë.

Sipas informacionit zyrtar, mësohet se nga përplasja e 3 mjeteve, ka humbur jetën një prej drejtuesve, ndërsa 3 persona janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit.

Viktima është 54-vjeçari me inicialet T.M. ndërkohë që në mesin e personave të plagosur është edhe një fëmijë që ka qenë pasagjer në një prej mjeteve.

“Në Rrogozhinë, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve shtetasi T. M., rreth 54 vjeç, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat