Partitë e reja, Nurellari: Kodi zgjedhor u vështirëson futjen në Kuvend, më shumë flasin kundër opozitës se qeverisë

Shqipëria

Partitë e reja, Nurellari: Kodi zgjedhor u vështirëson futjen në Kuvend, më shumë flasin kundër opozitës se qeverisë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 23:03
Adri Nurellari

Adri Nurellari e sheh të vështirë futjen e partive të reja në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Për Rtv Ora ai thotë se kjo lidhet me kodin e ri zgjedhor por faktin se këto parti nuk kanë një ofertë të qartë dhe sulmin e tyre e kanë përqëndruar më shumë ndaj opozitës sesa qeverisë.

Nurellari: E shoh të vështirë që të kenë diçka konkrete këto nisma. Arsyeja e parë ka të bëjë me sistemin zgjedhor.Ka rritur koston e hyrjes. Nëse me 12-13 mijë vota e merrje një deputet në Tiranë, tani duhen 1% e votave në nivel kombëtar, diku 17 mijë vota. Ka ngritur pragun. Partitë e reja gjithashtu nuk kanë numërues dhe vëzhgues, e kanë të vështirë të mbrojnë votën e tyre.Problemi i dytë është se nuk shikoj ndonjë lloj oferte shumë serioze, shpesh duken më tepër individë të pakënaqur dhe të parealizuar që më tepër flasin kundër opozitës sesa qeverisë, përpiqen të marrin hak duke qenë se janë larguar prej lojës politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat