Problematikat e romëve dhe egjiptianëve, Kokëdhima: S’kemi të dhëna për personat e paregjistruar

Shqipëria

Problematikat e romëve dhe egjiptianëve, Kokëdhima: S’kemi të dhëna për personat e paregjistruar

Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:12
Ina Kokëdhima

Për shkak të pandemisë, duket sikur disa kategori në nevojë janë lënë jashtë vëmendjes.

Shqipëria ka marrë disa angazhime përsa i përket përmirësimit të situatës për komunitetin rom dhe egjiptian dhe integrimit të tyre.

Zonja Ina Kokëdhima, eksperte në sektorin e përfshirjes sociale dhe barazisë gjinore në ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë u shpreh në Euronews Albania se janë duke punuar për hartësimin e banesave të minoriteve rome dhe egjiptiane.

“Ne bashkëpunim me ministrinë e Financave dhe Ekonomisë jemi duke punuar për hartësimin e banesave të minoritetit rom dhe egjiptian, duke u përdorur një metodologji rajonale të hartëzimit të banesave”, u shpreh ajo.

“Fillimisht janë përfshirë dy bashki, është bashkia Fier dhe Elbasan, pasi aty është edhe numri më i madh i minoritetit rom dhe egjiptian. Ky proces do të shtrihet në të gjithë vendin”, u shpreh zonja Kokëdhima.

Sa i përket regjistrimit të personave të këtyre komuniteteve ajo tha: “Shqipëria nuk ka të dhëna sa i përket personave të paregjistruar, por ne kemi të dhëna në lidhje me shërbimet, se sa romë edhe egjiptianë përfitojnë nga shërbimet e regjistrimit civil”.

Ajo theksoi në fjalën e saj se bonusi i bebes ka ndikuar shumë në regjistrimin e lindjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat