Mediu: Rama ka plan për të vjedhur zgjedhjet. Ja pse shkova në mbrëmje në PD

Shqipëria

Mediu: Rama ka plan për të vjedhur zgjedhjet. Ja pse shkova në mbrëmje në PD

Më: 8 mars 2021 Në ora: 23:43
Fatmir Mediu

Në lidhje telefonike me Çim Peka Live, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka sqaruar edhe vajtjen e tij në Selinë e PD në mbrëmje në momentin që po dilnin listat.

‘Unë nuk vajta për të takuar Z. Basha. Ishin disa dokumentacione për kandidatët e Partisë Republikane që unë i lashë në zyrën që kishte nevojë për ti plotësuar. Pra nuk ka asnjë gjë për pikëpyetje.

Unë dua që kandidatët të jenë sa më të plotë, sa më përfaqësues. Unë jam i kënaqur të fitojë opozita. Unë nuk jam marrë me listën. Sot jam njohur me listën, por pjesa më e madhe e tyre janë personalitete dhe shpresoj që të jenë njerëz që jo vetëm të përfaqësojnë opozitën por edhe njerëzit.

Edi Rama mund të vjedhë edhe 141 mandate. Edi Rama ka një plan për të vjedhur zgjedhjet. Rama është i lidhur me krimin e organizuar dhe nuk ka për të ndalur. Prandaj kandidatët duhet të kenë peshën e tyre, për të bërë të gjithë njerëzit bashkë në kutinë e votimit.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat