Mos bëni plane këtë javë pa mësuar më parë parashikimin e motit

Shqipëria

Mos bëni plane këtë javë pa mësuar më parë parashikimin e motit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 06:38
Ilustrim

Lamë pas një javë me diell dhe temperatura të larta, që duket se nuk do të na shoqërojnë përgjatë këtyre ditëve. Parashikimi i motit për këtë javë është plot surpriza.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, java që presim përpara pritet të jetë një javë “normale” ose “tipike” e kësaj periudhe me ditë me mot me diell si dhe ditë me mot të vranët dhe reshje shiu.

Java nis me ditën e hënë (sot) me mot kryesisht të vranët si dhe intervale me diell. Reshjet e shiut në formë pikash të herëpashershme do të jenë të pranishme në orët e mbrëmjes, ndërsa në zonën e veriut reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave.

I njëjti mot vijon edhe ditën e martë, por reshjet e shiut janë të përqëndruara në zonën e veriut të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet mesatar. Ndërsa në qendër dhe jug do të paraqiten në formë pikash në orët e mbrëmjes.

Ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Në zonën e veriut për një periudhë afatshkurtër reshjet do të kenë intensitet deri të lartë.

Java mbyllet me ditën e enjte dhe të premte, që parashikohen të jenë dy ditë me mot të kthjellët. Për t’u theksuar është se në relievet malore të veriut në lartësitë mbi 300-500 metër priten dhe reshje të dendura dëbore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat