Moti nuk i ndalon surprizat/ Ja çfarë pritet të mërkurën

Shqipëria

Moti nuk i ndalon surprizat/ Ja çfarë pritet të mërkurën

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Përshëndetje nga SH.M.U!

Ditën e mërkurë (10 mars) moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiu do të jenë prezente që prej orëve të para të mëngjesit me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar.

Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave në veriperëndim të vendit.

Në mbrëmje situata e reshjeve do të mbeten të izoluara.

 Në alpe do të ketë reshje bore të dendura, ndërsa në verilindje e lindje në lartësitë mbi 700-800 metra reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -1°C deri në 5°C

zonat e ulëta 3°C deri në 16°C

zonat bregdetare 5°C deri në 17°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat