“Jemi më keq se në luftën e dytë botërore”, Kryemadhi: Ramës do ja bëjnë “golin” socialistët

Shqipëria

“Jemi më keq se në luftën e dytë botërore”, Kryemadhi: Ramës do ja bëjnë “golin” socialistët

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:22
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lëshuar akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama. Drejtuesja e LSI-së ka “skanuar” emrat e socialistëve në listën e kandidatëve për deputetë.

“Edhe në luftën e dytë botërore nuk ka pasur shëndetësia kaq të rrënuar dhe shkatërruar Shqipëri” tha, Kryemadhi, referuar Ogerta Manastirliut që është në listën e Tiranës.

Etilda Gjonaj? “Harroi që dje njish kishim Fatmir Xhafën dhe tani e nxori të 23-tin, Etilda Gjonaj të na tregojnë lidhet me lojërat e fatit”.

Evis Kushit, që është e para në listën e Elbasanit, Kryemadhi i kujtoi marrëveshjen për futjen e gjuhës turke në kurrikulat shqiptare dhe anasjelltas.  “Fute të detyrueshëm gjuhën e njeriut që ia lëviz fijet sikur do ai vetë”. Belinda Balluku? “Çfarë lidhje ka me Fushë Krujën?”.

Por, tha më tej, ajo, “golin” më të madh, kreut të PS-së do ja bëjnë socialistët. “Edhe ata pak socialistë që kishte i sekterisi.

“Goli” i 25 prillit nuk është i LSI-së por popullit shqiptar. Socialistët do të bëjnë “golin” më të madh të jetës tënde” përfundoi ajo deklaratën për mediat nga selia e LSI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat