Konfirmohet prania e variantit britanik të koronavirusit në Shqipëri, Ministrja Manastirliu zbulon detajet

Shqipëria

Konfirmohet prania e variantit britanik të koronavirusit në Shqipëri, Ministrja Manastirliu zbulon detajet

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:33
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu konfirmoi sot gjatë një konference për media praninë e mutacionit të ri britanik në vendin tonë.

Manastriliu tha se pas bashkëpunimit të ISHP-së me institutin homolog të shëndetit publik në Ankara u konfirmua mutacioni i ri.

“Mutacioni britanik është detektuar.

Dyshimet e arsyeshme që ekspertët tanë patën që në momentin që filloi një rritje e infektimeve tashmë është e konfirmuar nga detektimi në laborator që Shqipëria ka në qarkullim variantin e ri britanikun, të Covd-19”, tha ministrja Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat